Maldini me fjalë të mëdha: Në janar do përforcohemi në të gjitha repartet!

Milan u eleminua nga Champions League ku ishte pjesë e grupit B ku përfundoi në vendin e fundit së bashku me Liverpool, Atletico Madrid dhe Porton.

Rossonerët tashmë të gjithë fokusin do ta kenë tek Serie A dhe Coppa Italia.

Legjenda e klubit, Paolo Maldini është i vetëdijshëm që skuadra ka nevojë për përforcime në secilin repart.

Simon Kjaer është lënduar dhe tashmë drejtuesit e skuadrës janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvëndësues të tij.

Mirëpo Maldini deklaroi gjithashtu se skuadra do të sjellë emra të rinj në mesfushë dhe sulm.

‘Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë të përforcohemi në të gjitha repartet dhe ta shohim se çfarë do të ndodhë’ – u shpreh Maldini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here