Juventus ka marrë një lajm që e priste me kohë nga Spanja.
Për Biankonerët reparti i mesfushës padyshim që është më problematiku dy sezonet e fundit mirëpo një gjë e tillë pritet që të përfundojë shumë shpejt.
Don Balon ka bërë të ditur që Barcelonën e ka kapluar një hije e madhe dyshimesh ku përveç Ousmane Dembele që ka bërë të ditur që do largohet, në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Frenkie de Jong.
Babai i holandezit disa ditë më parë deklaroi që Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e majme në drejtim të birit të tij do ti bënte mirë skuadrës.
Zonja e Vjetër ka kohë që është në ndjekje të mesfushorit dhe një lajm i tillë është pritur për një kohë të gjatë nga presidenti Agnelli.
Çmimi i tij kap vlerën e 75 milionë eurove por kampioni i shumëfishtë i Italisë nuk e ka ndërmend që të kursehet sa i përket mesfushës.