Siç bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, Inter dhe Barcelona janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për të shkëmbyer dy futbollistë mes vete.
Xavi është në kërkim të dëshpëruar për një sulmues dhe Alexis Sanchez mund të rikthehet në Camp Nou ndërkohë që në Meazza pritet të transferohet Luke de Jong.
Holandezi aktualisht është i huazuar nga Sevilla dhe nuk ka asgjë kundër për një transferim në qytetin e modës.
De Jong deri më tani ka zhvilluar vetëm 496 minuta me Barcelonën në 8 ndeshje në La Liga dhe 3 në Champions League ku ka arritur që të shënojë vetëm një herë.