Lajm bombastik: Patrik Schick rikthehet në Serie A

Patrik Schick rikthehet në Serie A, por jo te një tjetër gjigant italian!

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrik Schik ka gjetur shkëlqimin në Bundesligë pas vështirësive te Roma.

Schick ka realizuar 16 gola këtë sezon në 17 ndeshje të luajtura, ndërsa në Europian ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë me 5 gola.

Schick ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2025, por sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Schick ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Vlahovic duket një mision i pamundur, prandaj te Zonja e Vjetër kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi çek.

Vlera e Schick në treg është 30 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Juventusin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here