Nuk është më në preferencat e teknikut Antonio Conte.
Edhe pse me një kontratë që i skadon në vitin 2024, ylli i Spurs Davinson Sanchez pritet që shumë shpejt të kalojë në rradhët e njërës prej skuadrave më të mëdha në Itali.
Corriere dello Sport bën të ditur që skuadra e Napolit po mendon për Sanchez si një zëvëndësim për Kostas Manolas, i cili u transferua tek grekët e Olympiakos.
Sanchez po kërkon një skuadër të re gjithashtu pasi deri më tani në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje me skuadrën londineze.