Marotta fton Sarrin: Marrëveshje shkëmbimi mes Interit dhe Lazios!

Beppe Marotta po bëhet gati që ti marrë Maurizio Sarrit një futbollist të tij gjatë afatit të janarit edhe këtë në formë huazimi, bën të ditur Calciomercato Inter.

Neroazzurët këtë sezon janë skuadra për tu mposhtur dhe Marotta po kërkon që ta mbajë akoma një epitet të tillë.

Ai i ka kërkuar trajnerit të Lazios, Maurizio Sarrit një shkëmbim mes dy palëve ku bëhet fjalë për mbrojtësin e Lazios, Francesco Acerbi ndërkohë që Inter është e gatshme që në bisedime të përfshijë njërin nga futbollistët, Matias Vecino ose Stefano Sensi.

Problemi qëndron tek presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili për të hequr dorë nga futbollisti i tij po kërkon vetëm para ku një ofertë prej 10 milionë eurosh do të përfundonte gjithçka me sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here