Juventus dhe Chelsea kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Juventus nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe pas 19 ndeshjeve të luajtura në Serie A, Biankonerët renditen në pozitën e pestë.
Te Zonja e Vjetër priten ndryshime gjatë janarit, ndërsa Allegri duket se ka piketuar përforcimin e tij të parë.
Reparti i mesfushës është pika më e dobët e Juventusit këtë sezon dhe Allegri ka kërkuar përforcime në mesfushë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus dhe Chelsea mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Rodrigo Bentancur dhe Saul Niguez. Mesfushori spanjoll pëlqehet shumë nga Allegri dhe ishte i lidhur me Juventusin para se të transferohet te Chelsea.
Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Bluve të Londrës kartonin e Bentancur, ndërsa drejtuesit e Chelsea nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbi dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.