Samir Handanovic largohet nga Interi por jo nga Serie A.
Portieri slloven po përballet me paqartësi për të ardhmen e tij, ai do të duhet të vendos për të rinovuar me Interit, por me një rrol dytësor ose të kërkojë një destinacion të ri.
Inter ka arritur marrëveshje me Andre Onanan dhe Handanovic nuk do të jetë portieri i parë i Neroaxurëve sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se interesim për Handanovic ka shfaqur Lazio.
Te Lazio janë të paqartë për vazhdimësinë e Pepe Reinas dhe dëshirojnë të përfitojnë nga mundësia për ta transferuar sllovenin me parametra zero.