E FUNDIT: Juventus ka gjetur pasuesin e De Ligt!

Skuadra e Juventusit me shumë mundësi do të shohë largimin e Matthijs de Ligt gjatë muajit qershor të verës së ardhshme.

Lajmin për largimin e tij e kanë marrë vesh nga vetë futbollisti i cili bëri të ditur që po kërkon një aventurë të re jashtë Torinos.

Zonja e Vjetër nuk po qëndron indiferente dhe tashmë ka gjetur emrin i cili do ta zëvëndësojë mbrojtësin holandez.

Qendërmbrojtësi i ri i Juventusit do të vijë nga Spanja, gjegjësisht nga skuadra e Atletico Madrid dhe arritjen e një marrëveshje nuk po e pengon as Diego Simeone.

Bëhet fjalë për Jose Maria Gimenez, për të cilin skuadra e Los Colchoneros po kërkon hiç më pak se 50 milionë euro.

Një shumë e tillë nuk do të jetë problem për Biankonerët pasi të gjitha paratë do të mblidhen nga shitja e De Ligt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here