Milan nuk di të ndalet: Transferimi i rradhës është nga Manchester United!

Milan në janar po kërkon që sa më shumë të përforcojë skuadrën në një sezon kur janë duke garuar me Interin për Scudetton.

Rossonerët janë vënë në kërkim të një zëvëndësuesi për të dëmtuarin Simon Kjaer dhe tashmë kanë gjetur emrin e duhur tek Manchester United, bën të ditur Sky Italia.

Gjiganti italian i ka vënë syrin Eric Baillyt, ku 27 vjeçari po shihet si emri i duhur për të zëvëndësuar kapitenin e dëmtuar i cili pritet të mungojë edhe për disa javë.

Kuqezinjtë po synojnë të njëjtën formulë huazimi siç vepruan edhe me Fikayo Tomorin me skuadrën e Chelseas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here