E ardhmja e Kepa Arrizabalagas duket se ka shumë gjasa që do të jetë në Serie A.
Portieri spanjoll është gati për tu larguar nga Chelsea sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak se tek kjo skuadër ai është vetëm portier i dytë pas Edouard Mendy.
Për 27 vjeçarin interesim nga Apeninet është duke shfaqur skuadra e Lazios e cila po kërkon një emër të ri për portën e saj.
Në këtë mënyrë Maurizio Sarri do të ribashkohej me ish portierin e tij tek Chelsea edhe pse marrëdhëniet mes tyre nuk ishin më të mirat e mundshme.
E vetmja pengesë tashmë mbetet paga prej 170,000 funtash në javë që spanjolle paguhet dhe për tu transferuar në Olimpico duhet që të pranojë një reduktim të madh të saj.