Arthur tek Arsenal, ylli i Topçinjëve nën urdhërat e Allegrit!

Ditëve të fundit është duke u përmendur shpesh mundësia e një shkëmbimi të mundshëm në mes të Juventusit dhe Arsenalit, përkatësisht në repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për Arthur Melon i cili pritet të sakrifikohet nga Massimiliano Allegri për të sjellë në Torino yllin e Topçinjëve, Thomas Partey.

Ganezi dhe braziliani kanë një çmim pothuajse të njejtë diku rreth 40 milionë euro, gjë që e bën këtë shkëmbim shumë të arritshëm për të dy palët.

Partey pëlqehet nga Allegri qysh prej periudhës kur ishte pjesë e Atletico Madrid dhe në Londër nuk arriti të tregojë të gjithë potencialin e tij, fakt që e bën transferimin në Continassa shumë të mundshëm të ndodhë gjatë këtij janari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here