Mbrojtësi i skuadrës së Torinos, Gleison Bremer është shndërruar në një emër shumë të kërkuar nga disa emra të mëdhenj në Apenine por njëra tashmë e ka atë prioritetin kryesor për merkaton verore.
Eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla ka bërë të ditur që skuadra e Interit në merkaton e ardhshme verore do të ketë si prioritet kryesor blerjen e 24 vjeçarit i cili e ka treguar veten si njëri nga mbrojtësit më të mirë këto sezone në Serie A.
Bremer është një emër që do përshtatej më së miri në formacionin e Simone Inzaghit pasi tek Torino luajnë me vetëm 3 mbrojtës, formacion ky që ka rezultuar perfekt deri më tani në këtë sezon.