Inter dhe Atletico Madrid kanë gati super shkëmbimin.
Inter sonte do të përballet me Juventusin në Superkupën e Italisë, ndërsa Beppe Marotta po punon për përforcime të reja.
Neroaxurët janë në kërkim të zëvendësuesit të Ivan Perisic, pasiqë ky i fundit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.
Calcio Mercato, shkruan se Neroaxurët kanë piketuar zëvendësuesin e Perisic dhe se kanë gati ofertën për të.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atletico Madrid, Renan Lodi. Marotta e sheh brazilianin si zëvendësuesin ideal të Perisic.
Inter do tia ofrojë Atleticos kartonin e Alexis Sanchez dhe 15 milionë euro për Lodin, ndërsa te Atletico janë të gatshëm ta lënë të lirë 23-vjeçarin të largohet, pasiqë është joshur nga ideja për tu transferuar te Interi.
Palët pritet të zhvillojnë një takim gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa shkëmbimi do të realizohet në merkaton e verës.