Ylli i Valencias është shumë pranë për të bërë hapin e madh në karierë.
Tash e sa kohë ka shumë zëra që thonë se Alvaro Morata është shumë pranë largimit nga skuadra e Juventusit pasi ka arritur një marrëveshje me Xavi Hernandez për tu transferuar tek Barcelona.
Tashmë në listën e preferencave të Massimiliano Allegrit ka përfunduar Maxi Gomez, futbollist i skuadrës së Valencias.
Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, tekniku i Biankonerëve e dëshiron shumë uruguajanin pasi atë e cilëson si Mandzukicin e ri ku çdo herë që i është dhënë mundësia e ka treguar veten.
Këtë sezon nuk po kalon aspak një formë të mirë pasi në 17 ndeshje ka arritur të shënojë vetëm 2 gola duke bërë kështu që edhe fansat të mos jenë të kënaqur me performancën e tij.