Dusan Vlahovic këtë vit është tema kryesore dhe skuadra e tij e rradhës akoma nuk dihet ku interesim të madh ka shfaqur edhe Arsenal nga Londra.
Por e ardhmja e serbit mund të ketë rezervuar një surprizë të hidhur për presidentin e Fiorentinës, Rocco Commisso i cili po kërkon të përfitojë maksimalisht nga shitja e tij.
Vlahovic vlerësohet me një shifër rreth 70 milionë euro ku Juventusi deri më tani ka qenë e vetmja skuadër e interesuar brenda Italisë.
Bëhet fjalë për Interin e cila nuk e ka për ngut transferimin e Vlahovic pasi po pret largimin e Edin Dzekos për tu hedhur në sulm për një tjetër ballkanas.
Presidenti Commisso i frikësohet tani shumë një largim të Vlahovic në 2023 me parametra 0 pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe sulmuesi nuk ka shfaqur interesim për rinovimin e saj.