Kriza enonomike: Inter detyrohet që të largojë një tjetër yll të skuadrës!

Situata financiare e kampionëve të Serie A akoma nuk ka ndryshuar me këta të fundit që duket se do të jenë të detyruar për të shitur një tjetër futbollist gjatë kësaj vere.

Vështirësitë financiare të Neroazzurëve nuk kanë fund dhe nuk përjashtohet mundësia që një krizë e tillë të zgjasë deri në fund të këtij viti kalendarik.

Lajmet nga Kina thonë që presidenti Zhang nuk ka më mundësi për të shlyer borxhet dhe se skuadra duhet që të gjejë vetë një zgjidhje.

Megjithatë menaxhmenti i Neroazzurëve ka gati planin dhe do të nxjerrë në shitje njërin prej futbollistëve të huaj.

Italianët nuk do të preken por në këtë listë kanë përfunduar emra si Lautaro Martinez, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here