Riyad Mahrez drejt transferimit në Serie A.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Riyad Mahrez mund të largohet nga Etihad në fund të sezonit, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2023.
Mahrez ka luajtur 25 ndeshje me Cityn dhe ka realizuar 13 gola, por në verë është i gatshëm që të ndryshojë ambient.
Calcio Mercato, shkruan se Mahrez ka përfunduar në shënjestrën e Milanit. Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe Mahrez shihet si përforcimi ideal.
Mahrez është i gatshëm që të transferohet në San Siro, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të ofrojë më së paku 20 milionë euro.