Milan është duke u bërë gati që ti thotë lamtumirë Samu Castillejos por jo vetëm atij pasi menaxhmenti i skuadrës po punon në plot 4 largime.
Janë këto orë të nxehta për Paolo Maldinin dhe Frederic Massara pasi po punojnë në disa çështje njëkohësisht.
E ardhmja e Samu Castillejos pritet që të jetë në La Liga tek skuadra e Valencias me të cilët po zhvillohen bisedimet e fundit.
Emri tjetër pritet që të jetë Milos Kerkez pasi mbrojtësi i majtë nuk arriti të tregojë aftësitë e tij dhe pritet që të transferohet tek holandezët e AZ Alkmaar për 3 milionë euro.
Dy emrat tjerë janë ata të Maldinit dhe Plizzarit, ku për talentët e ardhmja pritet të jetë në Serie B, tek ndonjë skuadër që është e gatshme ti ofrojë më shumë minuta.