Gianluca Scamacca nuk po planifikon qëndrimin tek Sassuolo pas këtij sezoni pasi ka një dëshirë të parealizuar deri më tani.
Talenti i kësaj skuadre duket se tashmë po kërkon që të veprojë njëjtë si Dusan Vlahovic i cili vendosi të largohej nga Fiorentina për tu transferuar tek Juventus.
Një hap të tillë pritet ta ndjekë edhe Scamacca i cili i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që dëshiron transferimin vetëm tek skuadra e Interit.
Borussia Dortmund u shpreh e gatshme për të ofruar plot 45 milionë euro por një gjë të tillë e refuzoi vetë Scamacca.
Marotta tashmë është i vetëdijshëm për avantazhin që ka në këto bisedime dhe nuk po kërkon të humbas më shumë kohë.