Vlahovic dënohet menjëherë pas firmosjes me Juventusin

Dusan Vlahovic është një lojtar i ri i Juventus-it.

Sulmuesi serb ka zhvilluar vizitat mjekësore të rastit mëngjesin e së premtes në JMedical të klubit bardhezinj.

Ish-sulmuesi i Fiorentina-s është paguar 75 milionë euro nga klubi i Andrea Agnelli-t, me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon për pesë vitet e ardhshëm.

Tani, zbarkimi i Vlahovic në Torino mund të kthehet në një çështje.

Siç ka bërë të ditur TGR Rai Toscana, Vlahovic është nisur për në Torino, duke thyer rregullat e izolimit pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-in të shtuënne  kaluar.

Fiorentina nuk e ka konfirmuar në asnjë moment që serbi ka rezultuar pozitiv me virusin (bashkë me Saponara-n) para transfertës kundër Cagliari-t, por dy lojtarët kanë qenë të vetmit që nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Italianë për të sfiduar ekipin e Mazzarri-t (ndeshje e mbyllur 1-1).

Dusan Vlahovic duket se ka rezultuar pozitiv pas një rapid testi të zhvilluar të premten e kaluar, më saktësisht më 21 janar, pak para nisjes për në Cagliari.

Fiorentina ka pritur rezultatet e testit molekular, duke shtyrë nisjen e skuadrës, për ta lënë më pas në shtëpi serbin pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv.

Vlahovic është vendosur menjëherë në karantinë siç e parashikon edhe rregullorja.

Sulmuesi, i cili është i vaksinuar me tre doza, duhej të priste këtë të shtunë për të bërë një tjetër tampon para se të dilte nga izolimi dhe do të mund të nisej për Torino vetëm në rast se testi do të kishte dalë negativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here