Gati bashkëpunimi i rradhës: Juventus transferon yllin e Tottenham

Juventus dhe Tottenham kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Juventus dhe Tottenham mund të bashkëpunojnë përsëri pas transferimit të Kulusevski-Bentancur, por kësaj rradhe në drejtim të kundërt.

Juventus është padyshim mbreti i merkatos së janarit. Biankonerët transferuan Dusan Vlahovic dhe Denis Zakarian, ndërsa nga ana tjetër u larguan Ramsey, Bentancur dhe Kulusevski.

Falë marrëdhënieve të mira me Tottenham, Juventus mund të transferojë yllin e Spurs në merkaton e verës, shkruan Calcio Mercato.

Biankonerët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe e kanë piketuar Sergio Reguilon si përforcimin e duhur.

Reguilon ka kontratë me Spurs deri në vitin 2025 dhe nuk konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e klubit.

Për kartonin e Reguilon Juventus do të duhet të ofrojë 25 milionë euro, ndërsa në operacion mund të përfshihet Kulusevski.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here