Chelsea vazhdon ta ndjek Federico Chiesan edhe përkundër lëndimit, Juventus ka gati kundërpëgjigjen.
Federico Chiesa e ka përfunduar sezonin pas lëndimit të ligamenteve dhe pritet të rikthehet në verë, por interesimi për shërbimet e tij nuk mungon aspak.
Chelsea është klubi më i interesuar për shërbimet e Chiesas dhe Blutë e Londrës po përgatiten për transferimin e tij në merkaton e verës.
Calcio Mercato, shkruan se Chelsea dhe Juventus mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.
Në rast se Chelsea hidhet në sulm për Chiesan, Juventus do tia kërkojë Bluve të Londrës kartonin e Jorginhos.
Jorginho pëlqehet shumë nga Allegri dhe do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës.
Përveç Jorginhos, Juventus do të përfitojë edhe një shumë parash, pasiqë vlera e Chiesas në treg është më e madhe.