Rrallëkush që do ta kishte menduar një gjë të tillë, largimin e Thomas Muller nga Bayern Munich për një skuadër italiane.
Por me një kontratë që po shkon kah fundi dhe mungesa e kontaktit nga Bayern Munich kanë bërë që gjermani të mos ndihet i relaksuar në Allianz Arena dhe nga ana tjetër një gjigant nga Serie A po synon transferimin e tij.
Bëhet fjalë për Juventusin, e cila pas një super merkatoje të janarit i ka dërguar një sinjal të gjithë rivalëve të saj.
Biankonerët tashmë kanë vënë në shënjestër yllin e Bayern Munich i cili është lënë anash nga bavarezët pasi nuk po kontaktohet për të filluar bisedimet për rinovimin e kontratës.
32 vjeçari duket emri i duhur për mesfushën e Zonjës së Vjetër e cila pritet të zbrazet plotësisht nga emrat e panevojshëm.