Simone Inzaghi dëshiron që të harrojë menjëherë humbjen ndoshta të pamerituar në derbin e qytetit kundër Milanit.
Deri më tani Simone Inzaghi i ka dhënë rezultatet e kërkuar Interit dhe mungesa e Antonio Contes nuk ka rënë shumë në sy.
Mirëpo tashmë e ardhmja e tij mund të jetë larg Italisë.
Ai mund të përfundojë në rradhët e Atletico Madrid e cila duket e ngopur tashmë me Diego Simeonen e sidomos pas humbjes së fundit kundër Barcelonës 4-2.
Los Colchoneros i kanë vënë syrin teknikut italian dhe për të arritur deri tek ai janë të gatshëm për një çmim shumë të lartë financiare.
Diego Simeone ka një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon dhe drejtuesit e Atleticos janë duke menduar për ta ndërprerë kontratë dhe për ta sjellë Inzaghin në stolin e Wanda Metropolitanos.
Kjo lëvizje padyshim që do të ishte më e shtrenjta në historinë e futbollit sa i përket stolit.