Gjatë ditëve të fundit në Continassa ka arritur një lajm tejet i pritur nga ishulli britanik.
Fjala është për Paul Pogba i cili ka shprehur hapur dëshirën për një rikthim të mundshëm tek Juventusi sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Mesfushori francez nuk po duron më situatën tek Djajtë e Kuq dhe gjatë merkatos verore do kërkojë me çdo kusht transferimin në Torino, Il BiancoNero.
Kampioni i botës me Francës do të jetë futbollist i lirë shumë shpejt dhe për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe Paris Saint Germain dhe Real Madrid.
Mirëpo dëshira e tij mbetet një rikthim në Allianz Stadium edhe pse për të arritur një gjë të tillë ai duhet që të ulë pagën e tij.