Juventus po mundohet që të ndërtojë një mesfushë plotësisht të re.
Biankonerët nuk do të mendohen shumë për të larguar një emër si Arthur Melo i cili nuk ka bindur aspak qysh prej ardhjes nga skuadra e Barcelonës.
I tillë është edhe Adrien Rabiot i cili nuk ka më vend në skuadër sidomos pas ardhjes së Zakarias në afatin e janarit.
Në Torino në repartin e mesfushës me shumë mundësi mund të vijë ylli i Leicester City, Youri Tielemans të cilit i është dhënë leja e largimin edhe nga tekniku Brendan Rodgers.
Rodgers deklaroi që me një kontratë që i skadon në vitin 2023 është i vetëdijshëm që shumë skuadra të mëdha e kërkojnë atë dhe vetë futbollisti mund të dëshirojë largimin.
Deklaratë kjo që i ka dhënë shumë shpresë Biankonerëve.