Mbrojtësi i skuadrës së Atalantas dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare viteve të fundit e ka treguar veten si njëri ndër emrat më stabil në repartin e mbrojtjes në Apenine.
E gjithë kjo formë e shkëlqyer sezoneve të fundit pritet që ti shpërblehet atij me një transferim tek njëra prej skuadrave më të mëdha në Serie A.
Atalanta edhe pse nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij duket se do të jetë e detyruar për të lejuar një gjë të tillë.
Është Inter e cila po mendon ta bëj shqiptarin për vete duke ofruar në drejtim të Gasperinit një marrëveshje shkëmbimi me një sulmues të Neroazzurëve.
Duvan Zapata aktualisht është i dëmtuar dhe për Gasperinin ardhja e një emri të rij duket një obligim që nuk duhet anashkaluar.
Kështu që skuadra e Simone Inzaghit është e gatshme të ofrojë shërbimet e Andrea Pinamontit për Berat Gjimshitin, një shkëmbim që pritet ti lërë të dy palët të kënaqura.