Misioni për gjetjen e një mbrojtësi të krahut të majtë për Juventusin është shndërruar në një barrë të madhe pasi deri më tani Alex Sandro e kishte kryer këtë detyrë me sukses të madh.
Gjetja e një pasuesi të denjë për brazilianin nuk duket të jetë shumë e thjeshtë por tashmë Biankonerët kanë gjetur një emër nga La Liga.
Mosha e shtyer dhe kontrata që i skadon në vitin 2023 kanë shtyer Juventusin që të mendojë për transferimin e Jose Gaya, mbrojtësin e Valencias por edhe të kombëtares spanjolle.
16 ndeshje këtë sezon në La Liga ku ka arritur të shënojë 2 herë dhe të asistojë 4 herë për shokët e skuadrës tregon për aftësitë e këtij futbollisti.
Interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona dhe me një vlerë që kapë shifrën e 30 milionë eurove, Juventus ka në plan diçka tjetër.
Zonja e Vjetër ka shprehur gatishmërinë për të ofruar shërbimet e Weston McKennie për të bindur spanjollët që të injorojnë Barcelonën e Xavit.
McKennie e ka shndërruar Juventusin në favorite në këto bisedime pasi deri më tani Barcelona ishte e vetmja skuadër që mendohej se mund të siguronte shërbimet e tij.