Dridhje tektonike: Njëra prej skuadrave më të mëdha në Itali me pronarë të rinj!

Siç bën të ditur e përditshmja italiane bergamonews.it, një tjetër skuadër italiane do të bjerë në duart e pronarëve amerikanë.

Së fundmi, fondi amerikan KKR po synon që të blejë 70-80% të aksioneve për një shifër prej 364 milionë eurosh me kushtin që nuk do të ndërhyjë në politikat e klubit në futboll.

Pronarët aktualë, familja Perkasi sipas planit aktual do të ketë një përqindje të vogël në klub mirëpo edhe viteve të ardhshme skuadra do të vazhdojë të funksionojë sipas planeve të tyre.

Investime shtesë në stadium, infrastrukturë dhe përforcime të reja pritet që të arrijnë në Bergamo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here