Rossonerët zgjidhin problemin e mesfushës: Në San Siro një ish interist!

Tek Milan nuk janë shumë të kënaqur me merkaton e viteve të kaluara dhe tashmë disa korigjime pritet të ndodhin gjatë kësaj vere.

Fjala është për Tiemoue Bakayoko i cili është i huazuar nga Chelsea deri në vitin 2023 mirëpo ky futbollist nuk po bindë më me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye nuk bën pjesë në planet e Stefano Piolit.

Zgjidhja e këtij problemi duket se mund të jetë një ish futbollist i Interit, aktualishtë pjesë e Atletico Madrid.

Fjala është për Geoffrey Kondogbia i cili po synohet gjithashtu që të transferohet në formë huazimi nga skuadra spanjolle.

Kondogbia pritet të jetë edhe një lloj zëvëndësimi për Franck Kessie i cili nuk pritet të jetë pjesë e Rossonerëve prej sezonit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here