Suning hap thesin, Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës!
Inter u mposht nga Sassuolo fundjavën e kaluar dhe Neroaxurët nuk janë më në krye të tabelës në Serie A.
Neroaxurët kanë shënuar një rënie të formë gjatë këtij muaji pas ndeshjeve të vështira dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime të mëdha në merkaton e verës.
Objektivi kryesorë i Interit për merkaton e verës është transferimi i një sulmuesi cilësor dhe Marotta e ka gjetur atë te City.
Portali italian Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e Gabriel Jesus në merkaton e verës.
Brazilianit i skadon kontrata me Cityn në vitin 2023 dhe dëshiron largimin nga Etihad. Për kartonin e 24 vjeçarit, Inter do të duhet të paguaj 40 milionë euro.