Lideri i mbrojtjes së Torinos kërkohet nga gjysma e Europës, por një skuadër është më favorite!

Mbrojtësi i Torinos, Bremer do të jetë njëri prej mbrojtësve më të kërkuar gjatë kësaj vere ku skuadrat e Milan, Inter, Chelsea dhe Newcastle United janë të interesuara për të por edhe Bayern Munich i është bashkuar kësaj gare së fundmi.

24 vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re me Torinon që vlen deri në vitin 2024 mirëpo siç raportojnë mediat italiane, largimi i tij në fund të këtij sezoni është i ditur tashmë.

Me kontratën e re ai i mundësoi ‘demave’ një pozicion më të mirë në negociatat që priten të fillojnë muajve të ardhshëm.

Ai është pjesë e Torinos që prej vitit 2018 ku u transferua nga Atletico Mineiro ku prej atëherë ka arritur të shënojë 12 gola në 100 ndeshje.

Mirëpo nga gjithë ky interesim, mediat në Itali po favorizojnë skuadrën e Interit për të siguruar shërbimet Gleison Bremer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here