25 milionë euro për blerjen e tij: Noa Lang tek gjiganti italian!

Në ‘gjueti’ për të gjetur emra të rinj për të ardhmen e skuadrës, Milan tashmë ka piketuar disa talentë që mund të veshin fanelën e kësaj skuadre prej sezonit të ardhshëm.

Në radarët e kuqezinjëve tashmë ka përfunduar sulmuesi i skuadrës belge të Club Brugge, Noa Lang i cili po shikohet nga shumë si pasuesi i Zlatan Ibrahimovic.

Është e qartë tashmë se puna e Stefano Piolit deri më tani ka qenë e shkëlqyer dhe tekniku mësohet se po kërkon një emër të ri për sulmin, kërkesë kjo që pritet të plotësohet nga Paolo Maldini.

Gazetari Daniele Longo ka bërë të ditur që blerja e tij për Milanin nuk do të jetë aspak e lehtë pasi skuadra belge për të lejuar largimin e tij po kërkon hiç më pak se 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here