Mourinho gati të lërë Romën, rikthimi tek ish skuadra e tij afër të ndodhë!

Një sezon i vështirë për Jose Mourinhon në stolin e skuadrës së Romës dhe qysh prej tani kanë filluar hipotezat për një largim të mundshëm të tij nga Olimpico.

Giallorossët janë aktualisht në vendin e 6-të dhe mundësitë për të kualifikuar në Champions League duket se kanë filluar të zbehen.

Don Diario bën të ditur që Florentino Perez është duke menduar përsëri që në stolin e Real Madrid ta rikthejë portugezin.

Bossi i Los Blancos nuk duket se është plotësisht i kënaqur me Carlo Ancelottin dhe se tani po kërkon rikthimin e Special One në Santiago Bernabeu.

Disa media raportojnë se edhe bisedimet mes palëve tashmë kanë filluar edhe pse deri më tani nuk ka ardhur ndonjë konfirmim nga asnjëra palë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here