Oferta monstrueze ka arritur: Inter i thotë po largimit të Barellas!

Inter po ‘vuan’ nga një sulm që po shkaktohet  në drejtim të Nicolo Barellas dhe mund ti thotë po një ofertë monstruoze që do të vijë në drejtim të tij.

Neroazzurët do të përdorin strategjinë për të shitur në mënyrë që të blejnë emra të rinj.

Nicolo Barella edhe pse ka nënshkruar një kontratë të re, është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha europiane.

Marotta nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e ish futbollistit të Cagliarit, mirëpo një ofertë prej 70 milionë eurosh do të detyrojë Neroazzurët që të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Me këto para në Meazza pritet që të arrijnë dy yje të Serie A.

I pari do të jetë Davide Frattesi nga skuadra e Sassuolos për 25 milionë euro ndërkohë që emri i tjetër do të jetë ai i yllit të Atalantas, Koopmeiners, me 24 vjeçarin që kap vlerën e 30 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here