Juventus është duke e shqyrtuar mundësinë për ti bashkangjitur Dusan Vlahovicit një tjetër emër në repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Me Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan që priten të largohen pas përfundimit të këtij sezoni dhe një emër i ri në repartin ofenziv duket i detyrueshëm të vijë.
Biankonerët tashmë po mendojnë për emrin e Krzysztof Piatek për sezonin e ardhshëm.
I huazuar tek skuadra e Fiorentinës për këtë sezon nga skuadra gjermane e Hertha Berlin, polaku mund të transferohet gjatë kësaj vere në Continassa për një shifër prej 15 milionë eurosh.
Pas Vlahovic tashmë skuadra e Fiorentinës ka frikën që Zonja e Vjetër do ti rrëmbejnë një tjetër objektiv atyre, me Piatek që me shumë mundësi do të përfundojë në Torino gjatë kësaj vere.