Dusan Vlahovic ka vetëm disa javë që është transferuar tek skuadra e Juventusit dhe aq ka mjaftuar për të mahnitur skuadrat e mëdha europiane.
Zonja e Vjetër do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur atë në skuadër jo për shkak të dëshirës së futbollistit për tu larguar por për ofertat marramendëse që pritet të vijnë në drejtim të skuadrës.
Presidenti i Real Madrid duket tashmë i dëshpëruar për një emër të madh në sulm dhe me Mbappe e Haaland që duket se nuk do vijnë në Madrid, vëmendja është zhvendosur tek sulmuesi serb.
Presidenti i Los Blancos pritet që të bëj gati një ofertë për mikun e tij, Andrea Agnellin për plot 150 milionë euro.
Juventus nuk e ka në plan shitjen e Vlahovic mirëpo një ofertë e tillë në një krizë financiare mund të lëkund edhe vendosmërinë e Biankonerëve.