Me Paulo Dybalan që po i skadon kontrata me skuadrën e Juventusit, interesimi për të vetëm po vjen e po rritet çdo ditë e më shumë.
Fichajes ka bërë të ditur që skuadra e Interit tashmë ka gati ofertën në drejtim të tij dhe janë në pritje të një përgjigje nga ana e argjentinasit.
Dybala nuk ka arritur një marrëveshje me Zonjën e Vjetër për shkak se po kërkon një rritje të ndjeshme të pagës, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga drejtuesit e skaudrës.
Inter mund të përballojnë një pagë më të lartë për Dybalan në rast se transferimi i tij do të arrihet me parametra 0, opsion ky që shumë të ngjarë të ndodhë.