A duhet Inter të merakoset për paratë e shitjes së Romelu Lukakut tek Chelsea?!

Lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës ka prekur edhe botën e futbollit ku së fundmi janë ngrirë edhe aksionet e Roman Abramovich tek Chelsea dhe nuk ka të drejtë të shesë klubin londinez.

Verën e kaluar Blutë e Londrës blenë nga Interi shërbimet e Romelu Lukakut për plot 110 milionë euro.

Në Itali mediat tashmë kanë filluar të shkruajnë lajme që Chelsea akoma nuk i ka paguar të gjithë shumën që i detyrohet Interit për shërbimet e belgut.

Mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron aspak pasi skuadra e Interit ka bërë të ditur që ka marrë menjëherë paratë nga shitja e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here