Talenti i madh i Sassuolos, Giacomo Raspadori është njëri prej emrave më të kërkuar në Serie A ku deri më tani favorite absolute për të siguruar shërbimet e tij ka qenë Inter.
Situatë në terren ka ndryshuar shumë ditëve të fundit pasi tashmë për Raspadorin fuqishëm në garë ka hyrë edhe Juventusi i Massimiliano Allegrit, i cili po kërkon një emër të ri për mesfushën.
Disa largime të mëdha priten të ndodhin në Continassa dhe në këtë mënyrë do i krijohet mundësia Biankonerëve për të krijuar një ofertë të parezistueshme për Raspadorin.
Beppe Marotta duket se nuk do të ketë shumë mundësi për të manovruar në këto bisedime pasi Sassuolo është e interesuar që të nxjerrë sa më shumë para nga largimi i yllit të saj.