Shtangen skuadrat italiane: Milinkovic-Savic arrin marrëveshjen me gjigantin europian!

Mesfushori i skuadrës së Lazios, Sergej Milinkovic-Savic raportohet të ketë arritur një marrëveshje me njërën prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Mediat franceze kanë bërë të ditur që Paris Saint Germain ka arritur një marrëveshje me gojë me menaxherin e mesfushorit serb, Matea Kezman.

Edhe vetë Kezman ka qenë pjesë e kësaj skuadre më herët ndërkohë që tani imazhi i parisienëve ka ndryshuar pasi tashmë në këtë skuadër ka emra si Neymar, Messi dhe Mbappe.

27 vjeçari pritet që ti kushtojë gjigantit francez rreth 80 milionë euro dhe paraqitjet e jashtëzakonshme të tij kanë bindur drejtuesit e skuadrës për të ofruar një shifër të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here