Shkëmbim spektakolar: Achraf Hakimi rikthehet në Serie A

Achraf Hakimi rikthehet në Itali, por te rivalët e Interit!

Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi mund të rikthehet në Itali pas vetëm një sezoni te PSG.

Hakimi u largua verën e kaluar nga Interi për tu transferuar në Paris, por nuk është i kënaqur në Parkun e Princave.

Te PSG priten ndryshime të mëdha në verë dhe Parisienët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Hakimin për yllin e Juventusit.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se PSG është e gatshme tia ofrojë Juventusit kartonin e Hakimit në këmbim të Locatellit.

Biankonerët janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Hakimi do të ishte përforcimi ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here