Sulmuesi anësor i Real Sociedad, Adnan Januzaj, ditëve të fundit po përflitet për një transferim të mundshëm tek skuadra e Napolit por doli të mos ishte e vërtetë.
Futbollisti me prejardhje shqiptare tashmë mund të përfundojë në rradhët e njërës prej skuadrave më të mëdha italiane, tek Milan.
Një lajm të tillë e bëri të ditur për SportItalia, gazetari Rudi Galeti, i cili deklaroi që përveç Divock Origit, Rossonerët po përgatiten për një tjetër transferim të bujshëm.
Januzaj do të jetë futbollist i lirë këtë verë dhe Milan pëlqen aftësitë e sulmuesit të baskëve.
27 vjeçari para Sociedad ka qenë pjesë e Manchester United, Sunderland dhe Borussia Dortmund.