Stoli i kombëtares italiane ditëve të fundit është tema kryesore në Itali pas mposhtjes turpëruese nga Maqedonia e Veriut për kualifikimet në botëror.
Tashmë Azzurët kanë filluar punën për të gjetur emrin që do të pasojë Roberto Mancinin pasi ky i fundit i ka ditët e numëruara në stolin e kombëtares.
Beppe Bergomi, komentatori i Sky Sport deklaroi që Italia në stol i nevojitet një emër si Gennaro Gattuso për të filluar gjithçka nga e para.
Ai preferoi legjendën e Milanit mes emrash si Cannavaro, Ranieri, Pirlo dhe De Zerbi.