Revolucion tek Inter, largim i trefishtë për 150 milionë euro!

Pas largimeve të dhimbshme të Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut verën e kaluar, tani pritet që të ndodhë një tjetër revolucion tek Neroazzurët.

Një largim i trefishtë është duke u përgatitur nga drejtori Beppe Marotta, i cili po planifikon që të krijojë skuadrën që Simone Inzaghi po e dëshiron.

Emri i parë që mund të lërë fanelën e Neroazzurëve është Stefan de Vrij i cili për 20 milionë euro mund të bashkohet përsëri me Antonio Conten, kësaj rradhe tek Tottenham.

Pastaj as Lautaro Martinez nuk ka asgjë të sigurt në Meazza dhe mund ti thotë lamtumirë Milanos këtë verë për rreth 60 milionë euro, me Atletico Madrid që është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

I fundit në këtë listë është Denzel Dumfries, i cili pritet të largohet tek Bayern Munich për 25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here