Vetëm pas një viti larg Serie A, Rodrigo De Paul duket se do të rikthehet përsëri në Apenine por kësaj rradhe nuk do të jetë Udinese skuadra e tij.
Për argjentinasin edhe verën e kaluar pati interesim të madh brenda Italisë mirëpo kriza financiare pamundësoi lëvizjet e nevojshme për skuadrat italiane.
Të vendosur për blerjen e tij tashmë duket se janë biankonerët të cilët po kalojnë një periudhë tranzicioni në skuadër dhe mesfushori i Atletico Madrid është një emër i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.
Emrat si Paul Pogba dhe Sergej Milinkovic-Savic duken të vështirë për tu transferuar nga Zonja e Vjetër e për këtë arsye tashmë kanë kthyer gjithë vëmendjen kah ylli i Los Colchoneros.
Çmimi i tij më i ulët por gjithashtu një pagë më e ulët se ajo e Pogbas e kanë shndërruar atë në një emër tepër të kërkuar prej Cherubinit.