Gazzetta dello Sport raporton se në fund të këtij sezoni Diogo Dalot do ti thotë lamtumirë Manchester United për tu transferuar tek gjiganti i Serie A-së, Roma.
Portugezi nuk e ka të sigurt vendin e titullarit tek Djajtë e Kuq dhe për këtë arsye ai po kërkon një skuadër të re larg ishullit britanik.
Roma po shpreson që do të arrijë ta joshë atë për të vazhduar karierën në kryeqytetin italian, me Jose Mourinho që duket një garanci shtesë për të arritur një marrëveshje.
Mbrojtësi portugez pritet ti thotë po kësaj oferte pasi është në prag të Kupës së Botës në rast se Portugalia do ta mposhtë Maqedoninë e Veriut.
Giallorossët me në krye Special One i kanë premtuar atij një vend titullari nëse pranon ofertën për tu transferuar në Olimpico dhe kjo pritet të ketë efektin për ta bindur atë.