Milan është duke punuar që ti sigurojë Stefano Piolit emrin e duhur në krahun e djathtë të sulmit dhe deri më tani janë identifikuar 4 emra për këtë rol.
Rossonerët tashmë kanë ndërtuar një skuadër solide e cila po lufton për Scudetton dhe ka ‘okupuar’ vendin e parë në tabelë por akoma ka disa mangësi që duhet përmirësuar.
Këtë sezon alternativat e vetme kanë qenë Alexis Saelemaekers dhe Junior Mesias të cilët nuk kanë ofruar garancitë e kërkuar nga tekniku Pioli.
Tuttusport me anë të një shkrimi ka bërë publik emrat që Paolo Maldini po kërkon ti transferojë, të paktën njërin prej tyre gjatë merkatos verore.
Fjala është për emra si Domenoci Berardi, Noa Lang, Charles De Ketalaere të cilët kanë zënë një vend të veçantë në planet e Maldinit.
Por në këtë listë nuk bën të përjashtohet edhe Ismaila Sarr i skuadrës së Watford, një anësor senegalez.