Një propozim që pritet ta vërë në vështirësi të mëdha skuadrën e Juventusit.
Diego Simeone ditëve të fundit ka dalur me një ide tejet interesante e cila mund të marrë edhe aprovimin e Biankonerëve.
Fjala është që në Wanda Metropolitano të transferohet Matthijs de Ligt i cili ka kërkuar largimin nga Torino pas këtij sezoni.
Massimiliano Allegri duket i interesuar për faktin se kolegu i tij i ka ofruar shërbimet e njërit prej emrave më të rëndësishëm të Los Colchoneros, Rodrigo De Paul.
Mesfusha është reparti që Allegri po kërkon të përforcojë mirëpo argjentinasi nuk do të jetë emri i vetëm që mund të përfundojë në Continassa.
Edhe Alvaro Morata mund të mbetet tek Juventus, dy emra këta që mund të jenë të mjaftueshëm për të bindur Juventusin për të hequr dorë nga mbrojtësi holandez.